Flash News

KRYESORE

Venezuelë, gjendet i vdekur në hotel konsulli grek

Venezuelë, gjendet i vdekur në hotel konsulli grek

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Karakas të Venezuelës, ku konsulli grek, Angjelos Haritos, është gjetur i vdekur në dhomën e hotelit ku banonte.

Dyshimet e para tregojnë se vdekja mund të ketë ardhur nga shkaqe patologjike por nuk perjashtohet edhe mundësia e një vrasje me dashje.

Policia ka marrë në pyetje dy femrat që kishin shoqëruar konsullin 55-vjeçar mbrëmjen e djeshme, të cilat kanë dëshmuar se ai kishte konsumuar alkool dhe se kishte ndjerë dhimbje në gjoks.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit