Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Ka mundësi të mos e vini re dhe të përsërisni ditë pas dite veprime dhe mënyra të jetuari që po ju shkaktojnë plakje të parakohshme.
Por cilat janë ato?
Sipas Agroweb.org këto janë gjërat që ndikojnë në plakjen e parakohshme të shqiptarëve
Gjumi i pakët dhe i keq
Gjumi nuk mban vetëm mendjen tuaj të shëndoshë – ai ndihmon të dukeni më të rinj për më shumë kohë. Gjumi riparon dëmin që merr organizmi gjatë ditës, pra ekspozimin ndaj lodhjes, ndotjes dhe stresit. Kur merrni gjumin e duhur, lëkura juaj nuk mund të përgatitet për ditën tjetër.
Kjo dërrmon lëkurën tuaj, sjell qeliza më pak të shëndetshme dhe sjell plakjen e parakohshme. Mundohuni të bëni të paktën tetë orë gjumë në natë, e sugjerojnë të gjithë specialistët e mjekësisë.
Mungesa e frutave dhe perimeve në dietën ushqimore
Gati 80 për qind e shqiptarëve nuk hanë 2 deri 3 racione 100 gramëshe me perime në ditë. Ndërsa 72 për qind nuk arrijnë të hanë fruta mjaftueshëm, sipas të dhënave të anketave me fokus grupeve të organizuara nga AgroWeb.org.
Frutat dhe perimet parandalojnë dëmtimin që shkaktohet tek lëkura juaj nga plakja e parakohshme, sipas Akademisë Shkencore të Dermatologjisë.
Ato janë plot me ushqyes, si antioksidantë dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në luftimin e dëmtimeve të radikaleve të lira dhe mbajnë qelizat e lëkurës tuaj të shëndetshme.
Disa fruta dhe perime që duhen patjetër? Zarzavate me gjethe të errëta si spinaq, patate të ëmbla, portokall, speca të kuqe, luleshtrydhe, shegë, boronica, shparguj dhe kërpudha.
Sheqeri dhe brumërat bëjnë të dukeni më të vjetër
Shumë brumëra dëmtojnë edhe përtej rritjes së peshës. Ushqimet si buka e bardhë, akulloret dhe patatet e skuqura, mund të shkaktojnë të gjitha llojet e problemeve me fytyrën tuaj.
Kjo ndodh për shkak se ato rrisin maksimalisht nivelet e sheqerit në gjak. AgroWeb.org ju tregon se këto shkaktojnë inflamacione dhe nxisin daljen e puçrrave në fytyrë.
Plus, teprimi me shumë ëmbëlsira mund të çojë në glikazim, një proces në të cilin molekulat e sheqerit i bashkohen kolagjenit të lëkurës suaj. Kjo e bën kolagjenin të fortë dhe më pak elastik, duke shkaktuar rrudhat e parakohshme.
Duhanpirja
Para se të ndizni një cigare, mbani mend se mushkëritë nuk janë pjesa e vetme e trupit tuaj që paguan një çmim të dhimbshëm.
A ka prova se pirja e duhanit bën të dukeni më të vjetër?
Studiuesit krahasuan tiparet e fytyrës së 79 çifteve të binjakëve – në të cilat një binjak aktualisht tymoste pesë vjet më shumë se binjaku tjetër. AgroWeb.org raporton se studiuesit gjetën se ata që tymosnin më gjatë patën shumë më tepër rrathë sysh dhe rrudha pafund.
Plus, duhani është i ngarkuar me kimikate që dëmtojnë kolagjenin dhe elastinën, thotë Akademia e Dermatologjisë, të cilat janë vendimtare për një fytyrë të re.
E teproni me alkoolin
Ka një arsye që askush nuk duket bukur në mëngjes pas një mbrëmje me tepri alkooli. Studimet tregojnë se alkooli ul nivelet antioksiduese në lëkurën tuaj.
Kjo shkakton dëmtime në qelizat tuaja të lëkurës, duke nxitur rrënimin e fytyrës dhe rrudhat. Alkooli gjithashtu dehidraton lëkurën tuaj, çka bën që fytyra të duket e thatë e rrënuar dhe plakur.