Flash News

KRYESORE

Veprimet ‘e ndaluara’ kur jeni me grip

Veprimet ‘e ndaluara’ kur jeni me grip

Gripi është shumë prezent në këtë sezon, për shkak se temperaturat luhaten dhe është trupi ynë e cili evuan.

Shpesh kur jemi me grip ne bëjmë disa veprime të dëmshme për trupin, duke injoruar nevojat e tij.

Agroweb tregon disa nga veprimet që duhet të shmangni kur jeni me grip:

Anashkaloni pushimin

Trupi plogështohet kur është sëmurë dhe i shterojnë energjitë. Trupi ka nevojë për pushim absolut.

Injoroni simptomat

Simptomat e gripit dhe të ftohurës janë mëse të kuptueshme, ndaj nuk duhet të anashkaloni nevojën për të marrë solucionet tretëse kundër gripit menjëherë brenda 48 orëve të para.

Hiqni dorë nga gjumi

Mungesa e gjumit dobëson sistemin imunitar dhe e bën më të vështirë betejën kundër gripit dhe të ftohurës.

Merrni antibiotikë

Antibiotikët luftojnë vetëm bakteret ndërkohë që e ftohura dhe gripi shkaktohen nga virozat. Një e treta e antibiotikëve që jepen me recetë në raste të tilla janë krejt të panevojshme. Për më tepër, ato shfaqen me efekte anësore, siç është diarreja në rastin më të mirë dhe rezistenca e trupit ndaj antibiotikut në rastin më të keq.

Nuk pini mjaftueshëm lëngje

Trupi kur është i sëmurë ka nevojë për më shumë lëngje, jo vetëm për t’u hidratuar por edhe për të çliruar rrugët e frymëmarrjes.

Stresi

Stresi çliron hormone që e dobësojnë imunitetin dhe i hapin rrugën inflamacionit. Simptomat ikin më me vështirësi kur jeni të stresuar ndaj mundohuni të qëndroni të qetë.

Të fundit