Flash News

KRYESORE

Veprimi i papritur i Bashës, ndalon përpara hotelit të Elvis Rroshit dhe mban fjalim

Lulzim Basha ka dhënë sot në Kavajë mesazhin më të fortë që kur demokratët e humbën si bastion këtë qytet.

Gjatë kthimit nga Lushnja, Basha ka preferuar të hyjë në Kavajë dhe i shoqëruar nga Fatmir Mediu, kandidati për kryebashkiak, Isa Sakja dhe kandidati për deputet Dorjan Teliti, kanë ecur në këmbë duke takuar qytetarët.

Kryedemokrati ka vendosur të japë një mesazh të fortë për të gjithë votuesit e djathtë kur ka ndaluar përpara hotelit të ish-kryebashkiakut Elvis Rroshi dhe ka mbajtur një fjalim të shkurtër.

Ai u ka kërkuar të rinjve që të mbajnë zellin e fushatës ndezur deri më 25 qershor, kur kavajasit votojnë për deputetët dhe kryebashkiakun e ri.

Është hera e parë që një zyrtar i lartë i PD-së dhe vetë kryetari bëjnë një veprim të tillë në Kavajë, që jep mesazhin se janë gati për të marrë drejtimin e qytetit.

Basha i uritur në Kavajë, hyn në dyqan dhe provon gjizën e freskët

Të fundit