Flash News

KRYESORE

Vera më e kushtueshme në botë nuk është as nga Franca e as nga Italia

Vera më e kushtueshme në botë nuk është as nga Franca e

Nëse flasim për verëra shumë të mira dhe të kushtueshme në mendje na vijnë Franca, Italia dhe Spanja. Në fakt, rekordi për shishen e verës më të kushtueshme tani shkon diku tjetër.

Bëhet fjalë për Hungarinë, vendlindja e verës së famshme ‘Tokaj’, një emër i njohur për dashamirësit e pijes alkoolike. Dëshmitë e para të kësaj vere fillojnë në 1576, dhe citohen edhe në himnin kombëtar të atij vendi.

Ishte pija e preferuar e Luigjit XIV, Mbretit Diell, që mësohet të ketë thënë: “Është vera e mbretërve, dhe mbreti i verës”.

Sot prodhuesi i kësaj vere ka vendosur në treg një edicion special të kësaj vere, të quajtur ‘Royal Tokaj’, vetëm 18 shishe nga 1 litër e gjysmë secila, me një vlerë 40 mijë dollarë.

Një vlerë rekord, për një prodhim të vitit 2008, por pjesërisht e justifikuar, përtej shijes karakteristike, edhe për teknikën e prodhimit dhe mundësinë e vjetërimit.

Të fundit