Flash News
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Në kultura të ndryshme ardhja e ptanverës lidhet me ritua;e të ndryshme. Në Shqipëri 14 marsi është data ku festohet si “Dita e verës”. Kjo festë lidhet dhe me ritualin e vënies së verores e cila në krahina të ndryshme vendoset në data të ndryshme dhe hiqet në momentin kur sheh dallëndyshen e parë.
Por pakkush e di në Shqipëri se ajo verore dyngjyrëshe është tashmë pjesë e trashëgimisë kulturore botërore nën kujdesin e UNESCO-s.
Në 6 dhjetorin e vitit që kaloi pas një vendimi të marrë në mbledhjen e Komitetit Ndërqeveritar për Shpëtimin e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në Jeju, të Koresë së Jugut, verorja u pranua në listën e trashëgimisë jomateriale të njerëzimit, shkruan ‘Gazet Shqiptare’.
Adrian Cioroanu, i dërguari i përhershëm i Rumanisë në UNESCO në datën 6 dhjetor në faqen e tij në facebook shkruante: “Verorja u pranua në listën e përzgjedhur të trashëgimisë jomateriale UNESCO! Dosja u depozitua nga Rumania bashkë me tri shtete të tjera: Bullgaria, Maqedonia dhe Republika e Moldavisë – në të cilat kjo traditë e pranverës ekziston me disa ndryshime në formë, por që ka të njëjtën frymë të festimit të rilindjes së natyrës”.