Flash News

KRYESORE

Vesa Luma “shokohet” pas asaj që lexon në google për veten...

Këngëtarja e njohur shqiptare Vesa Luma, është e dashur për publikun, jo vetëm për projeketet dhe këngët e saj, por edhe për familjen e bukur që ka ndërtuar sëbashku me partnerin e saj në jetë dhe në skenë Big Basta.

Adhuruesit dhe dashamirësit e muzikës së saj e ndjekin atë intensivisht në rrjete sociale dhe ajo që i ka befasuar jo vetëm ndjekësit, por dhe vetë Vesën, është një kërkim që ajo ka bërë në google për veten.

Artistja është futur në google për të parë se si është e shkruar biografia e saj, por aty është ndeshur me diçka që e ka habitur jo pak.

Pas kërkimit në njërin nga linqet, shkruhet se “ 0 % nga të gjithë votuesit mendojnë se Vesa Luma është (homoseksuale)”. E habitur nga ajo çfarë ka parë, Vesa e ka shoqëruar fotografinë me mbishkrimin “WTF”.

Të fundit