Flash News

KRYESORE

“Vesh më vesh” e të qeshur, ç’po diskutonin nën zë Meta dhe Thaçi, në panel edhe Ruçi

Sot u mbajt në Tiranë konferenca ndërkombëtare “Feja si një instrument për paqen” të organizuar në bashkërendim me Departamentin e Shtetit të SHBA.

Të pranishëm ishin liderë e përfaqësues të disa vendeve të Rajonit si nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut etj.

Ndërsa në fokus të konferencës ishin çështjet dhe bashkëjetesa fetare, ra në sy se shpesh herë presidenti Meta dhe homologu i tij në Kosovë, Hashim Thaçi, të cilët diskutonin ‘vesh më vesh’, ndërsa ishin ulur krah njëri-tjetrit.

Madje, ata kanë shpeshtuar bisedat me zë të ulët edhe kur fliste kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Kujtojmë se së fundmi, të dy liderët kanë patur përplasje me kryeministrin Edi Rama .

Thaçi pas kritikave për pjesëmarrjen e Shqipërisë pa Kosovën në samitin për mini-Shengenin Ballkanik në Ohër, ndërsa Meta për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Të fundit