Flash News

KRYESORE

Veshja e pazakontë e Ronela Hajatit për finalen e "Kënga Magjike"

Ronela Hajati është një nga konkurrentet e "Kënga Magjike", kënga e së cilës është një ndër të preferuarat për publikun.

"Vuj" titullohet kënga me të cilën do të konkurrojë në një nga netët e "Kënga Magjike" në mënyrë që të kalojë në finale, nëse kolegët e votojnë.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Ronela ka treguar se çfarë do veshë, një veshje aspak e përshtatshme për netët e këtij festivali.

"Ja pra dhe veshjet tona për festival", shkruan këngëtarja mbi foto. Ndoshta këtë veshje ka zgjedhur bashkë me koreografinë që mund të kenë gjetur për t`ju përshtatur tekstit të këngës.

Presim ta shohim në një nga netët konkurruese të festivalit për të zbuluar më tepër nga ajo që Ronela "po gatuan".

Të fundit