Flash News
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Vështirësitë e partive të vogla, i zhvillojnë takimet elektorale në pika bastesh
Partitë e vogla janë më të dëmtuarat e marrëveshjes PS-PD, pasi përveç financave të kufizuara, tashmë u duhet të garojnë të vetme në zgjedhje, me një kod elektoral që ua bën pothuasje të pamundur të nxjerrin deputetë.
Një nga këto parti është edhe ajo e Paskal Milos, ish-ministrit të Jashtëm që marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama i ka pothuajse të ngrira.
Vetë Partia Demokracia Sociale ka publikuar foto nga mbledhja që kryetari Milo ka zhvilluar me shtabin elektoral në Yzberisht të Tiranës. Ajo që bën përshtypje sapo sheh fotot është ambienti PDS ka zgjedhur për të organizuar takimin.
Milo dhe shtabi i PDS kanë hyrë në një pikë basti për të zhvilluar takimin, apo siç njihen ndryshe në zhargon, në “lloto”.
Këto pamje mund të ishin shmangur nëse në PDS do të ishte të paktën dikush që do të merrej me çështjet e “PR”-it dhe të prezantimit si duhet të partisë në rrjetet sociale dhe media.
Paskal Milo i përgjigjet drejtpërdrejt Petro Koçit: Mercenar, unë kam dinjitet dhe nuk jam si ti