Flash News

KRYESORE

Vetëdorëzohet i akuzuari i sulmit në Barcelonë: Më vodhën identitetin

Policia spanjolle ka vënë në parnga një person të tretë të dyshuar për sulmin e një dite më parë në Barcelonë, ku për pasojë mbetën të vdekur 13 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë.

Moussa Oukabir, 18 vjeç, besohet të ketë vjedhur dokumentet e identitetit të vëllait të tij më të madh për të marrë me qira një furgon të bardhë “Renault” që u fut mes këmbësorëve në një rrugë të popullarizuar me turistë.

Adoleshenti, i cili tha se ishte shtetas spanjoll i trashëgimisë marokene, kishte shkruar më parë nw “Facebok” për "vrasjen e të pafeve".

Vëllai i tij Driss Oukabir, 28 vjeç, fillimisht u cilësua si i dyshuar, por më vonë u dorëzua në një stacion policor në Ripoll, një qytet në veri të Barcelonës, jo shumë larg kufirit francez.

Vëllai i madh, dokumenti i identitetit i të cilit thuhet se është gjetur në furgon, thuhet se u arrestua pasi i tha policisë se vëllai i tij mori dokumentet e tij të identitetit.

Ndërkohë, dy të dyshuar u kapën dje në një distancë të shkurtër nga vendi ku ndodhi sulmi. Bëhet fjalë për një maroken dhe një tjetër të lindur në Melilla. Njëri prej tyre u ndalua në Alcanar dhe tjetri në Ripoll. Ndërsa personi i tretë u arrestua në provincën e Girona. Sipas policisë është ende në arrati shoferi i furgonit që kreu sulmin.

Të fundit