Flash News

KRYESORE

Vetëdorëzohet pas 5 orë negociatash dhëndri që kërcënonte se do vetëvritej në banesën e vjehrrit

Vetëdorëzohet pas 5 orë negociatash dhëndri që

Është dorëzuar pas gati 5 orë negociatash me forcat RENEA, 31-vjeçari në fshatin Zhupan të Fierit, i cili tentoi të vetëvritej.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E.M., i cili mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30, shkoi në oborrin e banesës së vjehrrit të tij, dhe me një armë zjarri automatik të vendosur në fyt, kërcënonte se do të vriste veten.

Rreth orës 03:25 të mëngjesit të sotëm, blutë e Fierit bën me dije se 31-vjeçari është dorëzuar falë negociatave me policinë, ndërsa i është sekuestruar dhe automatiku dhe një gëzhojë.

Policia sakaq e ka shoqëruar në komisariat për sqarimin e rrethanave dhe kryerjen e veprime të mëtejshme hetimore.

Mbeten ende të paqarta shkaqet e këtij veprimi nga 31-vjeçari.

Të fundit