Flash News

KRYESORE

Vetëhelmohen me fotoksinë, gjejnë vdekjen dy persona

Vetëhelmohen me fotoksinë, gjejnë vdekjen dy persona

Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur sot, pasi dy persona janë vetëhelmuar duke gjeur vdekjen. I pari është shtetasi E.K, vjeç 38, banues në Babrru, i cili në kushtet e depresionit është vetëhelmuar me fostoksinë.

 “Më datë 26.02.2018, në QSUT, “Nënë Tereza”, ka vdekur shtetasi E.K, vjeç 38, banues në Babrru, pasi në banesë, në kushtet e depresionit është vetëhelmuar me fostoksinë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 99 i Kodit Penal”, njofton Policia e Tiranës.

I dyti është shtetasi S.SH, vjeç 54, banues në Qerret, i cili gjithashtu u vetëhelmua me fotoksinë.  “Më datë 26.02.2018, në fshatin Qerret, në banesë, është vetëhelmuar me fotoksinë shtetasi S.SH, vjeç 54, i cili ka vdekur në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë”, thotë Policia e Kavajës.

Të fundit