Flash News

KRYESORE

Vetëhelmohet 37-vjeçarja, humb jetën në spital

Vetëhelmohet 37-vjeçarja, humb jetën në spital

Një viktimë është shënuar në Fier nga vetëhelmimi. Një 37-vjeçare nga Levani, nënë e tre fëmijëve i ka dhënë fund jetës tragjikisht duke pirë fostoksinë.

Ajo është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier nga familjarët, por me gjithë përpjekjen, bluzat e bardha nuk kanë mundur ta rikthejnë në jetë.

Sipas policisë, shtetësia E.B., 37 vjeçe, humbi jetën rreth orës 17:50 në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim.

Të fundit