Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Vetëhelmohet me fostoksinë, ndërron jetë në spital 27-vjeçarja nga Kamza
Një 27-vjecare i ka dhënë fund jetës gjatë ditës së sotme duke konsumuar fostoksinë në banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur në Kamëz, teksa 27-vjeçarja me iniciale R.M., është dërguar menjëherë nga familjarët në spital por pa mundur të mbijetojë. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet që e kanë shtyrë të renë t’i japë fund jetës.
“Më datë 14. 08. 2018, në spitalin “Nënë Tereza”, ka shkuar në gjendje të rëndë shtetasja R. M., vjeçe 27, banuese në Kamëz, e cila sipas familjarëve ka konsumuar fostoksinë në banesën e saj dhe rreth orës 14:00, ka gjetur vdekjen. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë”, njofton policia.