Flash News

KRYESORE

Vetëm 1 pikë larg vendit të fundit, Monaco shkarkon Thiery Henry-n

Vetëm 1 pikë larg vendit të fundit, Monaco shkarkon Thiery

Skuadra franceze e Monacos ka shkarkuar trajnerin Thiery Henry pas rezultateve negative në Ligën e Parë.

Momentalisht, Monako ndodhet në vendin e parafundit në renditjen e kampionatit, me vetëm 1 pikë diferencë nga vendi i fundit.

Në këtë situatë, rreziku për të rënë nga kategoria është shumë i madh.

Emërimi i Henry-t në drejtim të klubit, ishte parë nga drejtuesit e Monaco-s si një mënyrë për të stimuluar futbollistët cilësorë për t’u rikthyer te fitoret, por gjithçka rezultoi e kotë.

Në pankinën e Monaco-s, tekniku  Thiery Henry  arriti të merrte vetëm 4 fitore në 20 ndeshje të zhvilluara.

Të fundit