Flash News

KRYESORE

Vetëm 6 në gjithë Shqipërinë: VIP-at që mbështesin zgjedhjet një partiake

Vetëm 6 në gjithë Shqipërinë: VIP-at që

Zhvillimi i zgjedhjeve pa opozitën ka gjetur mbështetje edhe nga disa personazhe publikë, veç atyre që i kundërshtojnë me ane te nismes ‘#edheunë”.

Gjashte prej tyre kane pranuar se do tu drejtohen kutive te votimit, ndonese mundesite e zgjedhjes do te jene te kufizuata.

Diplomati Fatos Tarifa ne një dalje në emisionin ‘Opinion’ nënvizoi se është pro zgjedhjeve me një parti.

Gazetari Dritan Hila në emisionin ‘Të paekspozuarit’ la të kuptohet se do të marrë pjesë në zgjedhje. “Nuk është pyetje etike, çfarë rëndësie ka kjo”, iu përgjigj Hila gazetarit Ylli Rakipi, por më pas pranoi se do të shkojë të votoje.

Juristja Brizida Gjikondi shprehet se do të votojë, jo për Veliajn apo për Partinë Socialiste, por “por të drejtën time për të dhënë mesazh për votën time me kryq do e bëj, siç e kam bërë gjithë jetën”, theksoi ajo në emisionin ‘Arena’ në Ora News.

Në votime do të dalin edhe disa artistë, si: Dojna Mema - prezantuesja e Pop Culture ne Top Channel, Valbona Selimllari – e punësuara në Bashkinë e Tiranës, Eneda Tarifa – hapi fushatën e PS në Tiranë.

Të fundit