Flash News
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
"Vetëm dialogu na sjell zgjidhje", Viktor Zhusti: Të tjerat si peticione a kërcënime janë benzinë e hedhur në zjarrin që shkatërron
Aktori i njohur Viktor Zhusti ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm lidhur mbi situatën e krijuar mbi çështjen e Teatrit Kombëtar.
Përmes një reagimi në facebook, Zhusti shkruan se në këtë situatë më shumë se kurrë është e nevojshme qetësia dhe mirëkuptimi pasi sipas tij, "gjithçka tjetër: deklarata, peticione, intervista, kërcënime, nga çdo palë që të vijnë janë benzinë e hedhur, në një zjarr që vetëm shkatërron."
Ndër të tjera, aktori iu bën thirrje palëve politike që të tërhiqen në mënyrë që kjo situatë të zgjidhet vetë mes artistëve përmes dialogut.
Reagimi i plotë:
Pergjigjet flake per flake, grupimet ne: ata te Aleances dhe ata te Turbines, etiketimet “te shitur” per njeri-tjetrin, postimi i video-inervistave “ja cka thene dje filan ikone dhe ja c’ben sot”, jane kompromentuese, te sforcuara, te shtira dhe artificiale. Nuk ndihmojne askend, as vete ceshtjen. Ne kete situate, me shume se kurre, e nevojshme dhe e domosdoshme eshte qetesia dhe mirkuptimi. Vetem dialogu mund te sjelle zgjidhje te arsyeshme. Gjithcka tjeter: deklarata, peticione, intervista, kercenime, nga cdo pale qe te vijne, jane benzine e hedhur, ne nje zjarr qe vetem shkaterron.
Sikur palet politike, te cdo drejtimi, te terhiqen dhe presin, jam i bindur qe vete artistet, do dalin nga istikami, do hedhin armet qe kane drejtuar kunder njeri-tjetrit, do shtrijne e shtrengojne doren, pasi kane intelektin, qytetarine dhe e njohin gjuhen e nevojshme te mirkuptimit midis tyre. Le te fillojme nga dy momente qe jane emerues i perbashket: te dyja palet, e kane lidhur jeten dhe te ardhmen me ARTIN dhe po te dyja, jane te mendimit qe TEATRI KOMBETAR, meriton ngrehine dhe kushte bashkekohore.
Gjendja e krijuar, adresimet dhe fjalori, nuk kane lidhje as me fisnikërinë e Teatrit dhe as me qytetarine e artisteve. S’ka pse shperfytyrohemi. Ne “shfaqje” te tilla, audicionit eshte teper i vogel dhe i perkohshem e pas tyre, gjithkush do mbetet me nje shije te hidhur. Kemi humbur shume kohe, eshte e pafalshme, te humbasim dhe njeri-tjetrin. My mesazh eshte shprehje e trishtimit, kur shoh qorrsokakun ku kemi hyre apo n’a kane futur, neve qe punen cdo here e nisim kolektivisht rreth nje tavoline, ku nis te hedh e hapat e para shfaqja teatrale. Le te nisim pra edhe per kete aksion te ri, nga “puna ne tavoline”.