Flash News
Konstituohet grupi i dialogut për ‘Reformat’ mes opozitës dhe mazhorancës
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Vetëm disa orë në Vjenë, Basha kthehet në Tiranë dhe mbledh Kryesinë e PD, ç’do të diskutohet
Ka zgjatur vetëm disa orë vizita e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në Vjenë, ku zhvilloi një takim me përfaqësues të PPE-së në parlamentin e OSBE-së.
Mësohet se Basha kthehet po sot në Tiranë dhe pritet që të mbledhë Kryesinë e Partisë Demokratike.
Mësohet se Kryesia do të mbahet pasdite në orën 18.00 dhe në fokus të diskutimit do të jenë hapat që do të ndërmarrë PD për vazhdimin e protestës.
Kujtojmë se një ditë më parë, Basha pasi firmosi aktin final të dorëzimit të mandateve parlamentare bashkë me opozitën e bashkuar, tha se pas Tiranës një valë protestash do të nisë në të gjithë vendin.
Takimi në Vjenë
Duke e cilësuar si shqetësuese situatën e krijuar në Shqipëri, grupi i PPE në OSBE bën të ditur se raportimi i kryetarit Basha ka patur në fokus protestat kundër qeverisë socialiste, korrupsionin, trafikun e drogës dhe zhvillimet jodemokratike në vend. Në këtë seancë të posaçme dëgjimore morën pjesë edhe anëtarë të Kongresit dhe Senatit amerikan.
“EPP ( The European People’s Party ) dhe grupi OSCEPA patëm një të ftuar special, Lulzim Basha i cili raportoi për situatën shqetësuese në Shqipëri, demonstratën kundër qeverisë socialiste, korrupsionin, trafikun e drogës dhe për zhvillimet demokratike”, shkruhet në faqen zyrtare të Twitter të OSCEPA.
Mësohet se gjatë qëndrimit disaorësh në Vjenë, Kreu i opozitës ka zhvilluar takime edhe me drejtues të tjerë të institucioneve ndërkombëtare.
https://politiko.al/basha-i-ftuar-special-nis-takimet-ne-vjene-raporton-per-situaten-shqetesuese-ne-shqiperi/