Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Vetëm e djathta mund të kujdeset për të varfrit, e majta thjesht i përdor
Fitim Zekthi
Gjuha që përdor qeveria Rama në debatet mbi buxhetin e vitit që vjen janë fokusuar më së shumti te togfjalëshat “rritje ekonomike”, “koncesione në infrastrukturë”, “partneritet publik- privat”, “arritje për herë të parë”, “shërbim ndaj qytetarëve” etj. Pak a shumë një gjuhë e përdorur vazhdimisht nga qeveritë shqiptare prej më shumë se dy dekadash.
Në fakt, buxheti është në thelb një zgjatim i buxheteve të viteve të kaluara ku karakteristikë bazë është “ideja e ndërtimit të shtetit”, pra vendosja e rregullit dhe e zbatimit të ligjit dhe investimet publike që kryhen me anë të partneritetit publik-privat. Nga një pikëpamje teorike një buxhet, i cili është mjeti themelor i qeverisë për politika ekonomike, ndërtohet ose në anën e ofertës ose në anën e kërkesës. Buxhetet e anës së kërkesës janë buxhetet e qeverive të majta, të cilat synojnë që me anë të taksave të larta të mbledhin të ardhura më të larta në mënyrë që të kryejnë investime publike të mëdha.
Këto investime do të rrisin kërkesën duke bërë që të rritet konsumi, ekonomia, punësimi e me radhë. Buxhetet e anës së ofertës që hartohen nga qeveritë e djathta paraqesin taksa të ulëta, lehtësira për bizneset në mënyrë që biznesi të ketë më shumë para për të investuar. Këto investime të biznesit do të prodhojnë më shumë mallra, do të kërkojnë më shumë punëtorë, do të ketë rritje të konsumit e me radhë. Buxheti i qeverisë Rama nuk ofron asnjë ulje taksash, përkundrazi ai paraqet një rritje të lehtë të tyre. Në këtë pikë kemi një qeveri idesh të majta.
Këto të ardhura më të mëdha megjithatë nuk do të përdoren duke rritur investimet në vepra publike, por do të përdoren si më parë për “ndërtimin e shtetit”, krijimin e një Shqipërie më estetike me “Rilindjen urbane” etj. Kjo e dyta është një qasje e majtë fashiste. Investimet publike do të kryhen nga sektori privat me anë të koncesioneve.
Kjo është një politikë e djathtë përderisa i jep sektorit privat një pushtet të tillë, por duke qenë se do të rrisë borxhin publik, pasi ata do të paguhen kohë më vonë nga buxheti i taksave të njerëzve është një politikë e majtë. Ideja bazë e të djathtës është se “nuk mund të shpenzosh paratë që nuk i ke” dhe kur e djathta merr borxh është duke bërë diçka në rrethana mjaft të vështira dhe specifike siç mund të jetë një luftë, një tërmet, një fatkeqësi natyrore ose një nevojë e madhe për investime të cilat do të prodhojnë më shumë para.
E majta e ka kthyer marrjen e borxhit në mjetin kryesor të mbulimit të shpenzimeve të saj kudo në botë duke qenë se kërkon që gjithnjë të rrisë numrin e njerëzve që ndihmohen, që marrin para nga programet qeveritare, në përpjekje të zvogëlojë hendekun social apo të sjellë “barazinë” etj. Lufta ndaj varfërisë, puna, shërbimet sociale etj., ato që pretendon e majta historikisht nuk kanë asnjë vëmendje të veçantë madje duken krejt periferike.
Në thelb buxheti i qeverisë Rama nuk është as i anës së ofertës dhe as i anës së kërkesës. Ai duket se as nuk synon të jetë i ndonjërës nga këto anë. Pavarësisht se e majta i ka patur pjesë themelore të diskursit të saj këto politika historikisht, ajo kurrë nuk ka luajtur ndonjë rol në uljen e varfërisë apo në rritjen e punësimit. Shembujt janë kudo në botë dhe padyshim edhe në Shqipëri. Ata mund të përmblidhen vetëm në një shpjegim metaforik që ka bërë Georege Orwell kur ka thënë se e “majta i do aq shumë të varfrit sa që kur vjen në pushtet i shton ata”.
E djathta ndonëse është portretizuar gjithnjë si një ide që nuk shqetësohet për të varfrit, ata të lënë larg burimeve apo të papunët është në fakt ideja që e ka të brendshëm shqetësimin për të varfrit, e ka të natyrshme atë që quhet “konservatorizmi i dhembshur”.
Doug Wead, një historian i njohur amerikan thotë se e djathta ofron një mënyrë të ndryshme të menduari mbi të varfrin. “Ata e dinë se t’i thuash të varfrit se ata janë thjesht viktima pasive të strukturës ekonomike, racizmit apo forcave të tjera është jo vetëm e gënjeshtërt, por edhe e dëmshme sepse e paralizon atë dhe e bën të besojë se ai nuk do ia dalë më kurrë.
I varfri meriton përkrahjen e shoqërisë, ai duhet të ndihmuar që të besojë se ia del, se ka mundësi për të se nuk shkohet gjëkundi me fajësimin e të tjerëve apo strukturës ekonomike”, shprehet ai. Konservatorizmi i dhembshur është ideja që inkurajon sigurimin e shërbimeve sociale pa siguruar vetë shërbimin, shprehet Michael Gerson, një këshilltar i presidentit Bush.
Kjo ide i ka rrënjët te besimi fetar, te fakti se njerëzit janë të dobët, bien në mëkat, humbasin mundësinë, mbesin pas dhe tërë shoqëria dhe ekonomia futet në ngërç si pasojë e këtyre rënieve siç futen në vështirësi apo bien në varfëri ata që bien. Ndihma e shoqërisë dhe e gjithkujt është urdhëresë hyjnore.
Politika të djathta sociale janë duke u zbatuar sot me sukses në Britani, në SHBA, në Gjermani, në Zelandë të Re, Australi, Poloni, Turqi etj. Disa nga këto politika kanë të bëjnë me pagimin e disa orëve të punës për nënat që kanë fëmijë të vegjël. Në Britani paguhet nga 15-30 orë punë në javë. Nxirren nga pagimi i taksave të gjithë ata që fitojnë deri në nivelin e pagës minimum, paguhen vizitat te mjeku së bashku me ndërhyrje të ndryshme për pensionistët, jepen bursa për nxënësit apo studentët e mirë (jo tabela me postera nxënësish si në Tiranë) vijnë nga familje me të ardhura të ulëta siç bën sot qeveria May etj.
Qeveria e djathtë polake jep paga mujore për çdo fëmijë që lind, ka rritur pagën minimale, ka ulur moshën e pensionit. Në SHBA presidenti Bush nisi programin arsimor “Asnjë fëmijë nuk mbetet pas” në emër të konservatorizmit të dhembshur, nisi dërgimin e miliona dollarëve mjekime dhe ekipe për luftën kundër SIDA-s në Afrikë.
Pra, e djathta jo vetëm mund të kujdeset për të varfrit, por është e vetmja që kujdeset për të varfrit pasi ajo (po të jetë e tillë) mbron një moral të fortë publik dhe nuk kthen gjithçka në shfaqje televizive live, në puthje hipokrite fëmijësh dhe pleqsh duke e parë shoqërinë si një supermerkatë apo skenë dëfrimi me anë të së cilës konfirmohet pushteti, siç bën e majta.
PD hodhi disa propozime të kësaj natyre gjatë fushatës, të cilat do të duhet të bëhen (jo si terma) pjesë e diskursit të saj të natyrshëm. Të kujdesesh për të varfrit është e djathtë. /Mapo
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38