Flash News

KRYESORE

“Vetëm fustan nuk është”, modelja e njohur e veshur shumë shkurt

Modelja e njohur nga familja Kardashian-Jenner ka filluar të ketë një dashuri shumë të madhe për fustanet shumë të shkurtra, të cilat për pak sa nuk i zbulojnë të gjitha. Kendall Jenner në një tjetër dalje është veshur po aq shkurt sa në ‘ Oscars’. Praktikisht nëse e mendojmë dikë të gjatë me një veshje kaq të shkurtër do mendonim se nuk ka ditur të bëjë balancimin e formave trupore me veshjen.

Por në fakt, Kendall nuk mund të dukej më bukur se kaq. Një minifustan nga Magda Butrym, me mëngë asimetrike, me njërën anë që zbulonte shpatullën, Kendall ka guxuar sërish me veshjen e saj. Dizajni me pika, një rikthim pas në kohë, stil retro, i përshtatej mjaft mirë modeles edhe me një rrip të zi në kokë, me taka të Gianvito Rossi.

Një fustan të tillë të shkurtër Kendall kishte veshur dhe në mbrëmjen që organizoi Vanity Fair, pas ndarjes së çmimeve “Oscar”, duke u rënditur si një nga të veshurat më bukur.

Të fundit