Flash News

KRYESORE

Vetëm një bashki në të gjithë vendin nuk pret vogëlushët sot në kopshte dhe çerdhe, zbardhet arsyeja

Vetëm një bashki në të gjithë vendin nuk pret

Nga sot, në të gjithë vendin hapen kopshtet dhe çerdhet pas mbylljes për shkak të kufizimeve të pandemisë covid-19 që në muajin mars.

Megjithatë, ndryshe nga i gjithë vendi, vetëm bashkia Shkodër nuk i hap sot dyert për të pritur vogëlushët.

Siç sqaron në një njoftim, Bashkia Shkodër bën të ditur se aktiviteti nis në 5 qershor.

“Njoftohen prindërit dhe fëmijët se, në zbatim të Urdhrit nr. 333 datë 20.05.2020 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, shërbimi në kopshtet dhe çerdhet në qytet dhe njësitë administrative të Bashkisë Shkodër do të vijojë me datën 5 qershor 2020.

Në zbatim të Urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Bashkia Shkodër ka zhvilluar proceduren e blerjeve për sigurimin e kushteve shtesë në respektim të protokollit për funksionimin e hapjen e koshteve dhe çerdheve si: Termometra infrared, dezinfektantë të posaçëm etj.

Furnizimi do të jetë sipas procedurës me datën 4 qershor 2020, duke siguruar plotësimin e protokollit për të gjitha institucionet”, sqaron bashkia.

Nga kopshtet, plazhet, kufijtë, sot hapet e gjithë Shqipëria, çfarë do jetë e ndaluar deri në 23 qershor    

Të fundit