Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Vetëm një deputete e PD-së nuk e ka firmosur ende dorëzimin e mandatit
42 deputetë të Partisë Demokratike, përfshirë kryetarin Lulzim Basha, kanë firmosur pasditen e sotme dokumentin për djegien e mandateve.
Por burime për Politiko.al nga selia blu bëjnë me dije se vetëm një deputete, Rudina Hajdari, nuk e ka firmosur ende dorëheqjen. Mësohet se Hajdari ka njoftuar drejtuesit e partisë se ndodhet në Bruksel dhe do të firmosë sapo të kthehet në Tiranë.
Kujtojmë se më 10 dhjetor, në “Ditën e Rinisë”, kur protesta e studentëve në Tiranë po arrinte kulmin e saj, Rudina Hajdari u shpreh e gatshme të dorëhiqej si deputete për t’iu bashkuar të rinjve. Gjithsesi, ky vendim nuk u mor nga deputetja edhe për faktin se studentët kërkuan mos-politizimin e protestës.
Rudina Hajdari ka zgjedhur të largohet nga Shqipëria në një kohë kur Partia Demokratike dhe e gjithë opozita kanë ndërmarrë një vendim ekstrem për largimin nga Parlamenti, ndërkohë që nesër është planifikuar një tjetër protestë.
Mësohet gjithashtu se deputetët aleatë, të cilët kanë hyrë në Kuvend nëpërmjet listës së PD-së, do të firmosin nesër për dorëhqjen, pas takimit që do zhvillojnë me kryetarin Basha.
Në partinë e drejtuar nga Monika Kryemadhi, LSI, konfirmojnë se është vetëm deputeti Lefter Koka që nuk i është bashkuar kolegëve për djegien e mandatit.