Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Vetëm një herë më ke zhgënjyer”, babai ia thotë në sy Aulona Mustës në emisionin ‘live’
Moderatorja dhe gazetarja e njohur Aulona Musta është përballur ‘live’ me babain e saj, ish-sportistin Perlat Musta.
Të ftuar në “Top Arena” në “Top Channel”, Aulona i ka drejtuar disa pyetje të atit, i njohur disa vite më parë si ish-portieri i Kombëtares dhe i Partizanit.
I pyetur nëse e kishte zhgënjyer ndonjëherë të atin, Perlati u përgjigj me ‘po’. “Ka ndodhur vetëm një herë. Kur as të njihja dhe as më njihje… Kur linde. Unë doja djalë, por linde ti. Por tani jam shumë i lumtur dhe krenar që të kam ty”, është shprehur i ati i Aulonës.
Ajo e ka ngacmuar sërish me pyetje “thumbuese” nëse i vjen keq që e bija sot është më e famshme ai vetë.
“Ata të brezit tim, ata që më njohin, ende thonë se ti je vajza e perlatit. Ata të rinjtë, që nuk më njohin, thonë që unë jam babai i Aulonës…”, është shprehur me diplomaci i ati i saj, duke i dhënë më shumë atmosferë emisionit të natës së mbrëmshme.