Flash News

KRYESORE

Vetëm shtatë minuta konferencë, Rama e përdor praninë e ministrit gjerman për reklamë

Vetëm shtatë minuta konferencë, Rama e përdor praninë e

Edi Rama priti në sot në takim ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas, me të cilin zhvilloi edhe një konferencë përpara kamerave. Ajo që ra në sy ishte fakti që kjo konferencë nuk zgjati më shumë se shtatë minuta, ndërkohë që nuk u lejuan as pyetjet e gazetarëve.

Rama u përpoq ta shpëtonte shfaqjen me Maas përpara kamerave duke deklaruar se Shqipëria kërkon mbështetje nga Gjermania për të marrë kryesimin e OSBE-së.

Edhe ministri gjerman nuk tha asgjë thelbësore gjatë konferencës, pasi të gjitha çështjet ishin ezauruar në konferencën me Ditmir Bushatin.

Paraqitja në konferencë e Maas me Ramën nuk ishte asgjë më shumë se sa një përpjekje e kryeministrit shqiptar për reklamë personale.

Të fundit