Flash News

KRYESORE

Vetëm Vasilika Hysi nga PS në 27-vjetorin e PD, Meta dërgon urim

Vetëm Vasilika Hysi nga PS në 27-vjetorin e PD, Meta dërgon urim

Me rastin e 27 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, në ceremoninë që u zhvillua në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, nga mazhoranca ra në sy vetëm prania e deputetes Vasilika Hysi.

Ndërkohë, presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë një urim me rastin e këtij përvjetori.

“Në këtë përvjetor të themelimit të Partisë Demokratike, si forca e parë opozitare në vend, kam kënaqësinë t'i uroj kësaj partie, lidershipit, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, suksese në përmbushjen e përgjegjësive tepër të rëndësishme për të ardhmen europiane të vendit” – shkruan kreu i shtetit.

Të fundit