Flash News

KRYESORE

Vetëm vdekja e Daenerys mund të plotësojë dy profecitë e GOT

"Game of Thrones" i pëlqen profecitë e saj. GOT ka dy profeci që mund të kenë më shumë lidhje me njëra-tjetrën sesa mund të mendonim: profecia e Azor Ahai dhe profecia që iu dha Daenerys pas vdekjes së Khal Drogo.

Në mitologjinë e Game of Thrones, Azor Ahai ishte një hero legjendar që jetoi mbi pesë mijë vjet përpara ngjarjeve që ndodhën në serial.

Profecia e Azor Ahai thotë:

Do të vijë një ditë pas një verë të gjatë, kur yjet të rrjedhin gjak dhe fryma e ftohtë e errësirës do të bie rëndë në botë. Në këtë orë të tmerrshme, një luftëtar do të tërheqë nga zjarri një shpatë. Dhe kjo shpatë do të jetë Lightbringer, shpata e heronjve (Red Sword of Heroes) dhe ai që do ta mbërthejë do të kthehet përsëri në Azor-Ahai, dhe errësira do të ikë përpara tij.

Melisandre shtjellon këtë profeci duke thënë:

Kur ylli i kuq do të pikojë gjak dhe errësira të mblidhet. Azor Ahai do të lindë përsëri në mes të tymit dhe kripës për të zgjuar dragonjtë jashtë gurit.

Thelbi i profecisë është se një ditë, gjatë një kohe të errësirës së madhe, Azor Ahai do të lindë përsëri, dhe së bashku me Lightbringer, ai do të shpëtojë botën e asaj errësirë ​​njëherë e përgjithmonë. Ndërkohë që fansat kanë dalë në teori të shumta për personazhin i cili mund të jetë Azor Ahai, një nga teoritë më të njohura është se ai mund të jetë Jon Snow, i cili duket se i përshtatet shumicës së kritereve për të qenë heroi i ringjallur.

Por çfarë lidhje ka kjo me profecinë e Khal Drogos? Mirë, kur Drogo vdiq në sezonin e parë, Mirri Maz Duur i dha Daenerys një tjetër profeci, duke thënë:

Kur dielli të linde në perëndim dhe të perëndojë në lindje, kur detet të thahen dhe malet të fryjnë  në erë si gjethe. Kur barku të të gjallërojë përsëri dhe ti të lindesh një fëmijë të gjallë. Vetëm atëherë do të rikthehet, jo më parë.

Në shikim të parë, kjo nuk duket të ketë të bëjë me profecinë e Azor Ahai, derisa ju merrni në konsideratë ngjarjet e sezonit të shtatë në episodin e fundit, Jon Snow dhe Daenerys përmbushin tërheqjen e tyre fizike (e njëjta skenë kur për audiencën merret vesh se në të vërtetë ajo është halla e tij). Ndërsa Dany beson se ajo nuk mund të ketë fëmijë për shkak të asaj që i ka thënë Mirri Maz Duur.

Nëse Dany është shtatzënë me fëmijën e Jon Snow, lindja e fëmijës së saj mund të përfundojë duke plotësuar të dyja profecitë... por vetëm nëse Daenerys vdes në këtë proces 😢. 

Le të shohim së pari profecinë e Mirri Maz Duur. Një pjesë e parashikimeve të saj mund të përmbushen gjatë episodeve të ardhshme në çdo mënyrë- ndoshta një dragua ngrihet në qiell nga perëndimi në lindje, që flakëron kaq shkëlqyeshëm saqë ndriçon natën; ose ushtria e të vdekurve kalon mbi një det të "thatë" të ngrirë; ose një mal do të shkatërrohet nga zjarri i dragoit, kështu që hiri i saj do të fryjë si një gjethe.

Ndërsa gjysma e dytë e profecisë mund t`i referohet Dany-t që mbetet shtatzënë me një fëmijë të gjallë, fundi i saj mund të jetë (dhe ndoshta është, duke pasur parasysh burimin) me qëllim që të mashtrojë. Është formuluar sikur Drogo të kthehet në botën e të gjallëve pas lindjes së fëmijës së saj, por mund t`i referohet Dany-t që do t`i bashkohet atij në mbretërinë e të vdekurve.

Nëse Daenerys vdes duke lindur fëmijën e saj me Jon-in, edhe vdekja e saj mund të përmbushë profecinë e Azor Ahai në një mënyrë të papritur. Historikisht, Lightbringer ishte një shpatë, por çka nëse këtë herë, është. . . një fëmijë?

Na është thënë se "Dimri po vjen" që nga episodi i parë i shfaqjes, kështu që "dita pas një vere të gjatë" ka të ngjarë t`i referohet kohës kur mbreti i natës dhe ushtria e tij e vdekur, më në fund mbërrijnë në Shtatë Mbretëritë. Dhe ndërsa "yjet rrjedhin gjak" pjesë e profecisë që është më pak e qartë, me siguri ka kuptim të figurshëm e jo fjalë për fjalë.

E cila shtron pyetjen: Nëse pjesa tjetër e profecisë është figurative, pse në tokë do të ishte pjesa e një shpate që digjet,  fjalë për fjalë?

Dany e cila e ka provuar veten indiferente (imune) ndaj zjarrit, në fakt mund të jetë zjarri i përmendur në profeci. Ku luftëtar (Jon-i) tërheq 'shpatën e djegur ' nga "zjarri" (Daenerys), që mund t`i referohet lindjes së fëmijës së tij, i cili po "digjet" për shkak të gjakut Targaryen dhe një "shpatë"  e lindjes së tyre në një kohë të konfliktit të madh.

Kjo jo vetëm që do ta çonte si ardhjen e dytë të Azor Ahai, por gjithashtu do të siguronte shpresë për të ardhmen në "Lightbringer", fëmija i destinuar për të sjellë paqe të qëndrueshme në Westeros.

Dhe me të vërtetë, nëse Daenerys do të vdesë, pse të mos e çojë  profecinë një hap më tej? Çka nëse ajo e humbet imunitetin e saj të zjarrit dhe ia jep fëmijës atë, i cili pastaj do të rikthehet nga flakët pasi Dany të digjet deri në hi? Ndoshta "fryma e ftohtë e errësirës" i referohet frymës akullore të Viserion-it, e cila do të përdoret për të djegur ish-nënën e tij, duke lënë prapa pasardhësin e saj të zjarrtë. Kjo do të pasqyronte edhe lindjen e zjarrtë të "fëmijëve" të Dany-t, dragonjve,  në sezonin e parë - kur ajo hyri në zjarr pëe të qenë me Drogo-n.

Ne nuk duam që Dany të vdesë. Nocioni i "Game of Thrones" duke vrarë një nga personazhet më të fuqishme femërore në mënyrë që të shtyjë përpara harkun heroik të një mashkulli, është larg ideales, por sigurisht që do të kishte një simetri tragjike ndaj tij. Pavarësisht gjithçkaje, Azor Ahai (i pari, ai para 5 mijë vitesh) duhej të vriste gruan në mënyrë që të krijonte  "Lightbringer" dhe nëna e Jon Snow vdiq duke lindur Jon-in.

Përshtati në shqip Politiko/ Burimi: Pop Sugar

Të fundit