Flash News

KRYESORE

“Vetëm vëllai i Agron Xhafës mund t’i thotë CIA-s se është e pasaktë”

“Vetëm vëllai i Agron Xhafës mund t’i thotë

Nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë së Brendshme, e cila hodhi poshtë raportimet se CIA e klasifikon Shqipërinë si vendburim të prodhimit të kanabisit në Europë.

Paloka thotë se vetëm vëllai i Agron Xhafajt, ministri Fatmir Xhafaj, mund t’i thotë CIA-s se është e pasaktë. Deputeti demokrat thekson se shqiptarët nuk meritojnë një kryeministër që është i lidhur me krimin e organizuar.

“Shqipëria burim i kanabisit”/ Ministria e Brendshme reagon për publikimin e CIA-s: Është i vitit 2017-të

Reagimi i Palokës:

Vetem vellai i Agron Xhafes, aktualisht ne burg per trafik droge, mund t’i thote CIA-s se eshte e pasakte.

Raporti i perditesuar i CIA-s nxjerr zbuluar mashtrimin e Edi Rames se eshte fituar lufta kunder mbjelljes se kanabisit.

Le te dale vellai i Agron Xhafes dhe te mohoje se vetem ne 7 muaj jane kapur rreth 30 tone droge kryesisht ne Itali, Greqi dhe me pak ne Shqiperi.

Le te thote vellai i Agron Xhafes pse nuk ben analizat e droges se kapur, njesoj sic i ben Italia dhe Greqia dhe qe u del se kanabisi eshte i fresket.

Mashrtimeve te qeverise se narkotrafikut u ka dale boja! Shqiptaret nuk meritojne nje kryeminister te lidhur me krimin e organizuar!

Të fundit