Flash News

KRYESORE

Vetëmbytet roja i lokaleve të Bunecit në Sarandë

Vetëmbytet roja i lokaleve të Bunecit në Sarandë

Një trup i pajetë është nxjerrë në plazhin e Bunecit në Sarandë. Shërbimet policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak kanë konstatuar i mbytur shtetasi I.B., 60 vjeç, banues në Berat. Shtetasi I.B., i cili punonte si roje tek lokalet në Bunecë është konstatuar nga policia i pajetë brenda në det.  Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.  Ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotëm në plazhin e Bunecit në Sarandë.

Referuar dëshmive nga vendngjarja ka dyshime se burri nga Rrajca  mund të jetë vetëmbytur, pasi pak minuta pas kafes është parë të heqë rrobat buzë detit për të mos dalë më gjallë që  aty.  Më datë 31.08.2017 rreth orës 09:50, Salla Operative e Sarandës është njoftuar se në vendin e quajtur “Bunec”, Himarë është gjendur një shtetas i mbytur.

Shërbimet policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak kanë konstatuar të mbytur shtetasin Ismail Bega 60 vjeç, banues në Berat.

Ky i fundit punonte si roje tek lokalet në Bunec. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

60-vjeçari rezultonte i divorcuar, ndërsa muajve të verës kishte ardhur për të punuar në bregdet

Të fundit