Flash News

KRYESORE

Vetëvaret 56-vjeçarja, familjarët dhe mjekia fshehin ngjarjen

Një mjeke në spitalin e Shkodrës po hetohet në gjendje të lirë pasi akuzohet se nuk ka plotësuar saktë raportin e vdekjes së një gruaje, e cila u transportua në spital e pajetë nga dy të afërm.

Nën hetim janë edhe dy persona të tjerë, Xh.A. dhe U.Xh. të cilët dërguan ditën e djeshme të pajetë në urgjencën e spitalit vjehrrën e tyre 56-vjeçare.

Njoftim i policisë:

Më datë 02.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit S.S, XH.A dhe U.XH, vjeç 58, 26 dhe 38, banues në Shkodër, S.S, mjeke në spitalin Shkodër, pasi dyshohet se, XH.A dhe U.XH, kanë dërguar në Urgjencën e spitalit Shkodër, në gjendje të vdekur vjehrrën e tyre, shtetasen B.M vjeç 56 banuese në fshatin Berdicë dhe kanë fshehur arsyen e vdekjes, e cila nga veprimet e kryera rezultoi se është vetëvarur në ambientet e banesës saj. Nenet 248 e 305/b të Kodit Penal.

Të fundit