Flash News

KRYESORE

Vetëvaret një i moshuar në Kavajë

Vetëvaret një i moshuar në Kavajë

Një 84-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij në mënyrë tragjike në Kavajë, duke u vetëvarur. Viktima është shtetasi me iniciale Sh.S..

Ai është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, rreth orës 09:50 të mëngjesit të sotëm,  në lagjen Nr.5, tek rruga e “Ferrave”, Kavajë.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shtyrë të moshuarin të kryejë këtë akt të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit