Flash News

KRYESORE

“Vetëvendosja” edhe në Shqipëri, Zaimi: Kishim shumë kërkesa

“Vetëvendosja” edhe në Shqipëri, Zaimi: Kishim

Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë u dorëzua me 11 mars kërkesa për regjistrimin e Lëvizjes Vetëvendosja në Shqipëri.

Arbër Zaimi nga Lëvizja Vetëvendosja nuk e mohon edhe shndërrimin e kësaj lëvizje në një subjekt politik, ndërsa thotë se projekti në Shqipëri do të jetë afatgjatë.

“Kemi pasur kërkesa të vazhdueshme për të filluar një aktivitet në Shqipëri dhe prandaj e kemi marrë këtë hap. Nuk është një dorë nga jashtë për të zgjidhur krizën. Do të regjistrohet si një organizatë jo fitimprurëse. Ne e kemi bërë kërkesën dhe presim përgjigje nga gjykata. Ne do të jemi në Shqipëri me një projekt afatgjatë, i cili do të lërë gjurmën e vetë. Një nga synimet tona është edhe të ndryshohet edhe gjuha politike. Regjistrimi i qendrës nuk ka lidhje me partinë politike në sensin institucional, por në të ardhmen a do ta zgjedhje Vetëvendosja të kthehet në subjekt politik kjo do të varet nga ajo që do të kërkohet. Është një gjë që ne do ta konsiderojmë”, thotë Zaimi.

Të fundit