Flash News

KRYESORE

'Vetëvendosja' përkujton të vrarët e protestave të 10 shkurtit 2007: Ky është shembull i reagimit popullor

'Vetëvendosja' përkujton të vrarët e protestave

Vetëvendosje ka përkujtuar ditën e sotme protestën e 10 shkurtit të vitit 2007 ku mbetën të vrarë dy nga aktivistët e saj, Mon Balaj dhe Arben Xheladini. Lideri i kësaj force politike e ka kujtuar 10 shkurtin si shembull të reagimit popullor, por nuk ka harruar që të përmend edhe paktin e Ahtisarit, për të cilin ndihet i zhgënjyer.

“Sot ne e kujtojmë 10 shkurtin e vitit 2007 si një ditë tejet të rëndësishme për Kosovën, meqë atë botë ajo demonstratë tregoj që ky popull gjithmonë do të ngre krye sa herë që diskriminohet e nëpërkëmbët. Pakoja e Ahtisarit ishte arritur në Prishtinë më 2 shkurt 2007 dhe vetëm pas demonstratës së 10 shkurtit, Ahtisari përmend fjalën pavarësi e mbikëqyrur teksa e dërgon një letër shtesë në Këshillin e Sigurimit”, tha Kurti.

Megjithatë këtë vit është rrjedhimisht edhe 10 vjetori i pavarësisë së Kosovës kështu që një mesazh të fortë dhe të qartë për këtë ditë kishte për ta dhënë.

 “Edhe sot e kësaj dite pavarësia e Kosovës mbetet e paplotë, sepse sovraniteti i saj mbetet i gjymtuar. Prandaj aktualiteti i demonstratës së 10 shkurtit është përherë me neve dhe në Kosovë. VV e ka gur themeltar të vetin këtë demonstratë e cila paraqet jo të kaluarën tonë por edhe pishtarin tonë në vijim”, shton ai.

Të fundit