Flash News

KRYESORE

Vetëvendosje: Shpresojmë që ekzekutivi të konsolidohet sa më parë

Vetëvendosje: Shpresojmë që ekzekutivi të konsolidohet sa

Lëvizja Vetëvendosje zotohet për të arritur një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për të formuar qeverinë e re.  Pasi LDK njoftoi se do të mbledhë të hënën grupin parlamentar, VV reagoi e njoftoi se deri më 6 janar shpreson që marrëveshja të arrihet.

“Pavarësisht që ne nuk arritëm të dakordoheshim me LDK-në për koalicionin qeverisës para seancës konstituive të Kuvendit ne sërish ditëve në vijim do të përpiqemi me konstruktivitet të arrijmë një marrëveshje dhe qeveria e re me program të harmonizuar mes dy subjekteve tona të fillojë punën sa më parë. Kuvendi ka zgjedhur kryesinë e saj me në krye me deputetin Konjufca, ndërkaq tash presim që edhe ekzekutivi të konsolidohet sa më parë”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Si ambasada britanike, ashtu edhe ajo amerikane kërkuan që partitë të formojmë sa më parë qeverinë.

Të fundit