Flash News

KRYESORE

Vetëvrasja e Ardian Kallamit, Ardi Veliu pezullon nga detyra shefin e komisariatit dhe dy policët

Vetëvrasja e Ardian Kallamit, Ardi Veliu pezullon nga detyra shefin e

Pas vetëvrasjes së Ardian Kallamit pasi doli nga reparti i policisë, Ministria e Brendshme ka sqaruar se janë marrë masa për shefin e Komisariatit të Vaut të Dejes dhe dy policët për të cilët thuhet se kanë ushtruar dhunë ndaj tij dhe e kanë detyruar të pranojë ngjarjen.

Njoftimi:

Pasi është vënë dijeni mbi ngjarjen Ministri i Brendshëm z.Fatmir Xhafaj ka urdhëruar Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) që në bashkëpunim me Prokurorinë të nisi një proces verifikimi dhe hetimi.

Pas verifikimeve paraprake ndaj punonjësve të Policisë të dyshuar si të implikuar me përgjegjësi, Ministri i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm shqyrtimin e çështjes me prioritet dhe marrjen e masave përkatëse deri në hetimin e plotë të ngjarjes nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit z.Ardi Veliu sot ka urdhëruar masën e pezullimit nga detyra, përkatësisht për P.Ç., Shef i Komisariatit të Vaut të Dejës dhe punonjësit Z.D dhe P. Zh., me detyra SPZ (Specialist policor i zonës).

Materialet përkatëse janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për ndjekje të mëtejshme penale konform ligjit.

Të fundit