Flash News

KRYESORE

Vetëvrasja e gruas së Hallunajt, Enkelejda punonte në ASHR

Enkelejda Hallunaj u vetëvra sot duke u hedhur nga dritarja e banesës së saj, në katin e tetë të një pallati në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. 37 vjeçarja është gruaja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj.

Mësohet se ajo punonte si mjeke stomatologe pranë pranë Autoritetit Shtetëror Rajonal. Ndonëse jo e konfirmuar zyrtarisht, mediat raportojnë se Enkelejda nuk kishte patur konflikte kohët e fundit, por kishte shfaqur disa shenja depresioni.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.08.2018, rreth orës 13:16, në rrugën “Vashko Pasha”, dyshohet të jetë hedhur nga ballkoni i pallatit, shtetasja E. H., rreth 37 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit