Flash News

KRYESORE

Vetëvritet djali i Fidel Castros

Vetëvritet djali i Fidel Castros

Fidel Ángel Castro Diaz-Balart, 68- vjeçari, i biri i ish-udhëheqësit të Kubës, u gjet mëngjesin e djeshëm i pajetë.

BBC raporton se ai vuante nga depresioni. Djali i parë i presidentit të ndjerë u quajt “Fidelito”, për shkak të ngjashmërisë familjare. Ai ishte një fizikant bërthamor, i trajnuar nga ish-Bashkimi Sovjetik.

“Fidel Castro Diaz-Balart, i cili ishte trajtuar nga një grup mjekësh për disa muaj për shkak të depresionit të thellë i dha fund jetës”, raportoi gazeta zyrtare e Kubës, Granma.

Televizioni shtetëror tha se ai kishte marrë trajtim mjekësor si një ambulator në muajt e fundit, pas një qëndrimi në spital. Në kohën e vdekjes së tij, ai ishte këshilltar shkencor për Këshillin e Shtetit Kuban dhe ai shërbeu si nënkryetar i Akademisë së Shkencave të Kubës.

 Ai drejtoi programin bërthamor të ishullit nga 1980 në 1992, përpara se të pezullohej pas kolapsit të Bashkimit Sovjetik.

Castro Diaz-Balart erdhi pas marteses së shkurtër të babait të tij me Mirta Diaz-Balart, vajzën e një politikan të shquar para revolucionit. Familja e nënës se tij mbeti figura më e shquar në komunitetin antiKastro në Florida. Kushëriri i tij Mario Diaz-Balart është një kongresmen amerikan.

Kujtojmq që babai i tij, Fidel Castro, figurë revolucionare dhe një nga udhëheqësit politikë më të gjatë në botë, vdiq dy vite me pare.

Të fundit