Flash News

KRYESORE

Vetëvritet gruaja e gjyqtarit Hallunaj, hidhet nga pallati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë në rrugën "Pashko Vasa". Enkelejda Hallunaj, gruaja e gjyqtarit Dritan Hallunaj, dyshohet se është vetëflijuar duke u hedhur nga pallati.

Për momentin informacionet janë të pakta, por policia konfirmon ngjarjen. 37 vjeçarja dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tetë i pallatit dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.08.2018, rreth orës 13:16, në rrugën “Vashko Pasha”, dyshohet të jetë hedhur nga ballkoni i pallatit, shtetasja E. H., rreth 37 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja një ditë pas vendimit të KPK

Dritan Hallunaj është gjykatës pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda. Një ditë më parë ai u njoh me vendimin e KPK, duke e konfirmuar atë në detyrë dhe duke kaluar me sukses provën e vettingut.

Sipas KPK, Hallunaj kishte bërë deklarim të saktë pasurie dhe të justifikuar.

Ndaj gjyqtarit ishin depozitar dy ankesa, njëra nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, për vendimin e dhënë në gjyq ndaj Arben Frrokut. Hallunaj vendosi për pafajësinë e Arben Frrokut, dhe kryeprokurori Adriatik Llalla, bëri ankesë në KLD në vitin 2015. Llalla pretendoi se vendimi i gjyqtarit për Frrokun ka qenë i pabazuar dhe se ai ka bërë vlerësim provash të njëanshme.

Megjithatë, KPK e konsideroi figurën e gjyqtarit Hallunaj të përshtatshme për të vijuar në detyrë.

*Foto nga vendngjarja

Të fundit