Flash News

KRYESORE

“Veting rigoroz”, gazetari Sejamini ngre dyshime për ambasadat: Shpikje e qëllimshme e SHBA dhe BE

“Veting rigoroz”, gazetari Sejamini ngre dyshime për ambasadat:

Gazetari Neritan Sejamini ngre dyshime rreth ambasadës të SHBA dhe BE, lidhur me procesin e vettingut për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri.

Në një shënim në Facebook, Sejamini nënvizon se këto ambasada në mënyrë të koordinuar, kanë filluar të përdorin shprehjen pa kuptim “veting rigoroz” për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese.

Gazetari shkon më tej me dyshimin se fjala “rigoroz”  e cila sipas tij nuk figuron as në Kushtetutë e as në ndonjë ligj, është një shpikje e qëllimshme që nesër të na thonë se vetingu në shkallën e parë është bërë aq mirë, pra “rigorozisht”.

 

Shënimi i plotë:

“Ambasada amerikane dhe ajo e BE-së kanë filluar, në mënyrë të koordinuar, të përdorin shprehjen pa kuptim “veting rigoroz” për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuta e përcakton qartë se kandidatët duhet të kenë kaluar me sukses vetingun, që ligji e përcakton se do të thotë që duhet të kenë kaluar të dyja shkallët e vetingut. Kam një parandjenjë se kjo fjala “rigoroz”, e cila nuk figuron as në Kushtetutë e as në ndonjë ligj, është një shpikje e qëllimshme që nesër të na thonë se vetingu në shkallën e parë është bërë aq mirë, pra “rigorozisht”, sa mund t’i zgjedhim anëtarët e GJK-së pa pritur vendimin e shkallës së dytë të vetingut, pra në kundërshtim me Kushtetutën.

Do e marrim vesh këto ditë nëse do guxojnë vërtet të propozojnë zgjidhje antikushtetuese”.

 

Të fundit