Flash News

KRYESORE

Vetingu, Gjykata Kushtetuese rrëzon Unionin e Gjyqtarëve

Vetingu, Gjykata Kushtetuese rrëzon Unionin e Gjyqtarëve

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën e bërë nga Unioni i Gjyqtarëve, që kishte ankimuar 25 nene të tre ligjeve të reformës në drejtësi.

Kërkesa e Unionit u dorëzua në Kushtetuese më 25 maj dhe ajo kërkonte që gjykata të shfuqizojë si të papajtueshme me kushtetutën kushtet e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, konkretisht nenin 7 në pikat a dhe c ku thuhet se gjyqtarët në kohën e kandidimit, të kenë ushtruar funksionin e gjyqtarit për të paktën 10 vjet dhe të jenë vlerësuar të paktën “shumë mirë” në dy vlerësimet e fundit të performancës etike dhe profesionale.

Gjyqtarët kërkuan shfuqizimin e pikës ku thuhet se Kryetari dhe Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor zgjidhen në mbledhjen e parë të Këshillit nga radhët e anëtarëve jogjyqtarë me shumicën e thjeshtë të votave të anëtarëve. Këtu kërkohet të hiqej fjala zëvendëskryetari.

Në pikën 8 të nenit 62, ku thuhej se Komisioni i Planikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit përbëhet nga 2 anëtarë jo gjyqtarë dhe 1 anëtar gjyqtar, shoqata e gjyqtarëve kërkon që të hiqen fjalët 2 anëtarë jo gjyqtarë dhe 1 anëtar gjyqtar.

E njëjta gjë kërkohet edhe në pikën 13 të nenit 62.

Të fundit