Vetingu në polici/ Shpallen vendet vakante për anëtarë në Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit dhe Sekretariatin teknik

Ministria e Brendshme njofton hapjen e aplikimeve për plotësimin e vendeve vakante për anëtarë të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit dhe anëtarë të Sekretariatit Teknik në kuadër të vetingut në radhët e policisë së shtetit.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se janë pesë vende vakante për anëtarë të Komisionit të Jashtëm dhe të Vlerësimit si dhe 15 vende vakante për anëtarë të Sekretariatit Teknik. Afati i aplikimeve është 15 ditë ndërsa janë bërë të ditura edhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët.

Pesë (5) vende të lira për anëtarë të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit. Mund të aplikojë kandidati që:

  1. a) ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare;
  2. b) ka eksperiencë pune jo më pak se 10 vjet në profesion;
  3. c) nuk ka ushtruar funksione politike ose nuk ka mbajtur pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 3 viteve të fundit;

ç) ndaj tij nuk është nisur një hetim penal dhe ai nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo të një kundërvajtjeje penale me dashje;

  1. d) nuk ka qenë subjekt i ndalimeve të parashikuara në ligjin për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike;
  2. dh) ndaj tij nuk është marrë masa disiplinore e largimit nga puna ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila nuk është parashkruar, sipas legjislacionit që rregullon marrëdhëniet e punës, në momentin e aplikimit;
  3. e) nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga ish-Sigurimi i Shtetit para vitit 1990, sipas ligjit “Për të drejtën e informimit me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;

ë) është nën moshën 65 vjeç

Pesëmbëdhjetë (15) vende të lira për anëtarë të Sekretariatit teknik pranë Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit. Mund të aplikojë kandidati që:

ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi, ekonomi, financë, matematikë ose shkenca sociale ose të barasvlershme me to, sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë;

ka eksperiencë pune jo më pak 5 vjet;

ndaj tij nuk është nisur një hetim penal dhe ai nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo të një kundërvajtjeje penale me dashje;

ndaj tij nuk është marrë masa disiplinore e largimit nga puna ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila nuk është parashkruar, sipas legjislacionit që rregullon marrëdhëniet e punës, në momentin e aplikimit.