Flash News

KRYESORE

Vettigu, zgjidhet kryetarja e Kolegjit të Apelimit

Vettigu, zgjidhet kryetarja e Kolegjit të Apelimit

Është zgjedhur sot përmes shortit kryetarja e Kolegjit të Apelimit, nga organet më të rëndësishme në sistemin e ri të drejtësisë.

Shorti ka vendosur në krye të Kolegjit, Natasha Mulajn. Mësohet se të pranishëm si vëzhgues kanë qenë edhe mbasadorë të huaj.

Ndërkohë që në garë ishin të gjashtë anëtarët, Ardjan Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo, Nastasha Mulaj, Luan Daci dhe Albana Shtylla.

Kolegji do të jetë vendimtar në procesin e vetingut, pasi është ai që do të japë fjalën e fundit për çdo ankesë që do të kenë personat që preken nga vettingu.

Të fundit