Flash News

KRYESORE

Vetting edhe për politikanët, Xhafaj lë thirrjen e Ramës në dorë të tri grave nga Fieri  

Vetting edhe për politikanët, Xhafaj lë thirrjen e Ramës

Tre prokurore femra janë pjesë e Task Forcës Speciale “Forca e Ligjit”, të cilat duhet të hetojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivele të larta në Fier.

Sipas “BalkanWeb” 3 prokuroret, të cilat janë pjesë e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Fier, do të jenë edhe pjesë e strukturës “Forca e Ligjit”, një nga nismat më të reklamuara edhe nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Bëhet fjalë për prokuroret Suela Belulin, Ervisa Hykajn dhe Englantina Shehun.

Misioni i tyre është përcaktuar për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe veprat e tjera të rënda penale si arrestimin e zyrtarëve të korruptuar në rrethin e Fierit, pastrimin e parave, korrupsionin, shpërdorimin e detyrës nga zyrtarët shtetërore, trafiqet e paligjshme dhe ndaj krimit të organizuar.

Kujtojmë se në seancën e kaluar, Rama bëri deklaratën e fortë lidhur me fazën e dytë të vettingut, e proces që sipas tij pason fazën e dytë, që parashikon të kalojë në ‘sitë’ edhe politikanët e zyrtarë të tjerë të lartë, veç prokurorëve dhe gjyqtarëve.

 

Të fundit