Flash News

KRYESORE

Vetting-u, Arta Marku: Ka ndikuar negativisht në punën e prokurorëve

Vetting-u, Arta Marku: Ka ndikuar negativisht në punën e

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka pranuar se procesi i rivlerëisimit ka ndikuar negativisht te institucioni i organit të akuzës. Në një raportim në Komisionin e Ligjeve në Kuvend, Marku theksoi se prokurorët ndihen të pasigurtë për shkak të vetting-ut dhe kjo është reflektuar në punën e tyre.

"Ka qenë një vit jo i zakonshëm për të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët.  Ka nisur procesi i vetingut. Shumë prokurorë kanë qenë gjtë gjithë kohës në korrespondencë me KPK. Janë bërë shumë shkarkime prokurorësh , kjo do të thotë që prokurorët kanë qenë pak apatikë, pasi në mënyrë të pashmangshme ky proces ka ndikur negativisht mbi ta, duke i bërë edhe të pasigurtë. Pavarësisht se të gjithë këtu kemi rënë dakord që reforma duhej dhe vetingu është i pashmangshëm pasojat janë këto”, deklaroi Marku.

Procesi i vetting-ut është pezulluar përkohësisht për shkak të nevojës për zgjedhur institucionet e reja të drejtësisë, si SPAK apo BKH, por edhe për plotësimin e vendeve në Gjykatën e Kushtetutese dhe Gjykatën e Lartë, që vijojnë të jenë prej muajsh jashtë funksionit.

Të fundit