Flash News

KRYESORE

Vetting-u, Donika Prela del përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

Donika Prela do i nënshtrohet javën e ardhshme procesit të rivlerësimit. Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda do dalë më 22 janar, të martën, përpara trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari do të shqyrtojnë dosjen e Donika Prelës.

Java e ardhshme do të nisë me vetting-un e Altin Binaj, drejtues në Prokurorinë e Apelit në Vlorë, i cili do të dalë më 21 janar përpara trupit gjykues të përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Xhensila Pine.

Të fundit