Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Rreth 28 nga 68 prokurorët dhe gjyqtarët të parë, të cilët po i nënshtrohen procesit të Vetingut, nuk e kalojnë testin e justifikimit të pasurive me dokumentacion ligjor. Shqiptarja.com ka mësuar se dosjet e verifikimit të ligjshmërisë së pasurive të 68 prokurorëve dhe gjyqtarëve janë marrë në dorëzim nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, njëri nga tre organet e Vetingut.
Pasuria e më pak se gjysmës së 68 prokurorëve dhe gjyqtarëve ka rezultuar me probleme ligjore, të cilat janë reflektuar në dosje dhe që e bëjnë të pamundur që subjekti i vlerësimit të shërbejnë në drejtësinë e re. Kjo do të thotë se, nëse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit do të konfirmojnë gjetjet e konstatuara nga ILDKP, prokurorët dhe gjyqtarët në fjalë do të përjashtohen nga sistemi i drejtësisë.
Më konkretisht, gjetjet e shënuara dhe të dokumentuara në dosje, sipas rastit, konsistojnë në mungesën e burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë, në fshehjen e pasurive, në deklarim të rremë të pasurive si dhe në situatën e konfliktit të interesit. Gjatë kontrollit janë konstatuar edhe raste të pastrimit të parave, falsifikim dokumentesh etj., por që dalin përtej kornizës së Vetingut. Konstatimet mësohet se janë pranuar dhe konfirmuar edhe nga përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të cilët kanë pasur akses në të gjitha provat që kanë mbledhur inspektorët rreth pasurive të 68 prokurorëve dhe gjyqtarëve të parë.
Hetuesit e SHBA-BE po kryejnë gjithashtu një verifikim paralel, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të paraqesin prova shtesë pranë Komisionit të Kualifikimit, rreth pasurive të 68 subjekteve të para. Ata kanë marrë informacione, kanë bërë konsulta, kanë kopjuar dhe hetuar, po për llogari të Vetingut, deklarimet e pasurive të paraqitura nga 68 prokurorët dhe gjyqtarët, të personave të lidhur me të, si dhe dokumentet shoqëruese. Mbetet për t’u parë se kur Komisioni i Kualifikimit do të marrë vendimet e para për prokurorët dhe gjyqtarët e parë. (Shqiptarja)