Flash News

KRYESORE

Vettingu/ Ardi Veliu del i ‘pastër’, KJV e konfirmon në detyrë

Vettingu/ Ardi Veliu del i ‘pastër’, KJV e konfirmon në

Ardi Veliu është konfirmuar në detyrë dhe vijon të mbajë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmoi se Veliu e ka kaluar me sukses procesin e vettingut.

Në përfundim të seancës, trupa e Vlerësimit nga Mirela Ujkani (Miti), Alban Laska, Artur Baku sqaroi se Veliu nuk ka probleme me pasurinë, pastërtinë e figurës, apo aspektin profesional.

Zyrtari i lartë i policisë rezulton ase jeton në një apartament me qira në Tiranë dhe kishte kredi për të paguar.

Kujtojmë se gjatë viteve 2002- 2003 dhe 2007, ndaj Veliut, i cili në atë kohë ushtronte detyrën në Vlorë, ka patur akuza lidhur me falsifikimin e vizave si dhe ka favorizuar në kalimin e klandestineve.  Ky ka qenë njëri prej denoncimeve të bëra, por Komisioni i Vlerësimit u shpreh se nuk ka gjetur prova që të vërtetohen akuzat.

Të fundit