Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Vettingu, Bylykbashi: Kandidatët duhet të njihen me arsyet pse ONM nuk i ka kualifikuar
Pas miratimit të vettingun në Kuvend, ka nisur puna për implementimin e tij.
Mësohet se sot po zhvillohet dhe një dëgjesë, e cila do të vijojë edhe nesër, me kandidatët për Këshillin i Lartë i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve për organet e vettingut.
Ndërkohë ditën e enjte komisioni Ad Hoc duhet të ketë gati listën me kandidatët.
Deputeti i PD-së, njëkohësisht anëtar i këtij komisioni, Oerd Bylykbashi pohoi se nga delegacioni i BE në Tiranë ka ardhur një shkresë, ndërsa theksoi se kandidatët të njoftohen pse ONM nuk i ka kualifikuar që procesi të jetë i drejtë.
“Në vend të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit na ka ardhur një shkresë pa përgjigje nga delegacioni i BE në Tiranë. Kandidatët duhet të njihen me arsyet pse ONM nuk i ka kualifikuar që procesi të jetë inç drejtë.”, tha Bylykbashi.
Ndërkohë kryetari i këtij komisioni, Ulsi Manja propozoi thjesht vazhdimin me dëgjesa. “Fillimisht do dëgjohen lista B që nuk i plotëson kriteret dhe ata që kanë marrë rekomandim negativ nga ONM”, tha ai.