Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
‘Vettingu i politikës’ dhe heshtja (që flet) e ndërkombëtarëve
Alfred Lela
Donald Lu, i kapur në jokohën, që është pritja për të kaluar në Senat si kandidatura e Shtëpisë së Bardhë për postin e ambasadorit amerikan në Kirgistan (të njëjtën gjë pret edhe e propozuara për në Shqipëri, Kathleen Kavalec), do të japë intervistën e fundit në median shqiptare për ‘Real Story’ të Sokol Ballës në ‘Vizion Plus’. Lu mund të mos bëjë lajm me shumë gjëra mbremjen e se enjtes, por pritet që deklarimi i tij në lidhje me idenë e opozitës për një ndryshim ligjor, që ia nënshtron vettingut edhe klasën politike, të zgjojë kureshtje dhe të ‘shpërthejë’ shumë tituj bombastikë në median online.
Deri më tash, edhe pse prej së enjtes ‘vettingu i politikës’ ka qenë lajmi më i debatuar publikisht, Ambasadori amerikan nuk ka e ka komentuar, as për mirë dhe as për keq, propozimin e opozitës.
Heshtja (që flet) mund të përkthehet si ngërçi i shkaktuar prej fazës tranzitore të pozicionit të z. Lu, por edhe të zonjës Vlahutin si përfaqësusese e BE-së. Sidoqoftë, një propozim i tillë që me sa duket ka konsensus popullor (cili popull nuk do donte të shihte hakmarrjen e të gjitha pamundësive të veta mbi ata që i mban si shkaktues të këtyre pamundësive?!), nuk e meriton heshtjen dhe nuk e njeh tranzicionin.
Kjo heshtje (që flet) ndoshta e ka shtyrë shefin e opozitës, Lulzim Basha, që pasditen e së hënës të niset drejt Gjermanisë për të zhvilluar, sipas burimeve, takime me deputetë të Bundestagut, përfaqësues të partisë së kancelares Merkel, Unionit Kristan Demokrat.
Opozita e ka dorëzuar në Kuvend më datë 7 shtator paketën e amendamenteve që synojnë një ‘prekje’ të re të Kushtetutës dhe, me sa duket, nuk po humbet kohë për ta lobuar atë me partnerët ndërkombëtarë. Berlini, afërmendsh, është destinacioni i parë dhe më i rëndësishëm ndër vendet anëtare të BE. Washington-i mbetet gjithmonë partneriteti numër 1, por paqartësitë në Departamentin e Shtetit, me sa duket, kanë forcën e tyre në erën që e shtyn liderin e opozitës t’i drejtohet Berlinit.
Kjo për dy arsye shtesë.
Së pari, në Bundestag Basha ka gjetur aleatë të sigurt dhe, së dyti në po në këtë aulë të lartë të politikës europiane, kryeministri Rama shihet si një elefant në dhomën plot me qelqurina demokratike.
Basha kërkon të zgjerojë territoret që ka humbur Rama në avantpostin më të rëndësishëm të politikës europiane.
Ajo çfarë do të thotë z. Lu te enjten në ‘Real Story’, sado rëndësishëm të jehojë, do të jetë më pak e tillë se sa çfarë do mundet të sigurojë z. Basha në Berlin për paketën e ‘vettingut në politikë’.
Mesazhi që do të sjellë ai nga Bundestagu, apo mesazhi që do të vijë pak ditë pasi Basha të jetë kthyer, do të jetë një pikënisje solide për aksionin më të rëndësishëm që ka ndërmarrë opozita që prej kohës kur atë e drejton Lulzim Basha.
Gjermanët janë njerëz seriozë dhe propozimi i Bashës, si asnjëherë më parë, ngjan tragjikisht serioz.
Gjasat janë, ky propozim, beteja politike dhe e komunikimit publik që do ta pasojë do të ngjizë edhe atë që, nëpërmjet mungesës, është kërkuar herë e pafund në Tiranë, FRYMËN.