Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Vettingu kërkon hapësirë, rikthehet sërish tek Pallati i Kongreseve
Seancat dëgjimore të procesit të vettingut do të mbahen sërish në godinën e Pallatit të Kongreseve.
Deri më tani, seancat janë mbajtur në godinën e Lidhjes së Shkrimtarëve por sipas, Top Channel, ambientet e pamjaftueshme, sallat e vogla dhe fakti se këto salla nuk mjaftojnë që procesi të monitorohet edhe nga publiku bën që të vendoset rikthimi i vettngut sërish në godinën e Pallatit të Kongreseve.
Një burim zyrtar i tha gazetares Anila Hoxha se seanca e radhës do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.
Seanca e radhës është të premten, në datën 9 nëntor, ku para KPK-së do të dalë prokurori Ramadan Troci, kandidat për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.